Sociale

SHIFRAT/ Ka rënë numri i studentëve! Por pse akoma me tepër ka rënë numri i të diplomuarve?

Shkruar nga Liberale

SHIFRAT/ Ka rënë numri i studentëve! Por pse akoma me tepër

Rënia e numrit të nxënësve dhe studentëve për shkak të emigracionit dhe rënies së lindshmërisë është një fenomen që konsiderohet ‘i pashmangshëm’.

Por shifrat tregojnë se në universitete numri i të diplomuarve është ndjeshëm më i ulët se numri i të regjistruarve. Kështu, në nivelin tre vjeçar, bachelor, janë regjistruar gjatë vitit akademik 2020-21 rreth 43 mijë femra dhe janë diplomuar në vitin 2022-23 vetëm 8,731 prej tyre dhe për të njëjtin vit studimi janë regjistruar 30.5 mijë meshkuj dhe janë diplomuar vetëm 5,077 prej tyre. Nëse analizojmë në total numrin e regjistrimeve në programet bachelor shohim se pas tre vitesh janë diplomuar vetëm 13,808 prej tyre, nga rreth 74 mijë që ishte numri i regjistrimeve në vitin 2020-21.

E njëjta tendencë vihet re edhe nëse analizojmë programet dy vjeçare.

Në vitin akademik 2021-22 në këto programe u regjistruan rreth 6,784 studentë, ndërkohë, pas dy vitesh u diplomuan vetëm 1,584 prej tyre, sipas të dhënave të numrit të diplomimeve në vitin 2022-23.

Edhe për doktorantët e diplomuar përgjatë vitit akademik 2022-23 shohim të njëjtin trend. Duke marrë parasysh që doktoratura zgjat deri në tre vite në Shqipëri, në analizë janë marrë regjistrimet për vitin 2020-21.

Nga 2,017 studentë të regjistruar në këtë program, në vitin që lamë pas u diplomuan 116-të prej tyre.

I njëjti ndryshim vërehet edhe në programet master.

Fakti që numri i studentëve të diplomuar është më i ulët se numri i atyre që janë regjistruar mund të shpjegohet me shtyrje të diplomimit për shkak të provimeve që nuk kanë marrë, për mungesë të ardhurash, ose për shkaqe të emigracionit.

Kujtojmë se 75 për qind e studentëve i përkasin universiteteve publike, ku mungon standardi i vlerësimit. Për këtë arsye, në mungesë të një standardi të drejtë vlerësimi, studentët ankohen se pedagogët në mënyrë abuzive kanë në dorë t’i vlerësojnë me notë jo-kaluese, për qëllime të tyre personale dhe kjo çon në diplomimin e tyre të vonshëm, në rritje të kostove të studimit dhe i nxit studentët që të largohen në emigracion.

Ka gjithmonë arsye për të zbuluar shkaqet e emigracionit dhe mungesën e vëmendjes ose të politikave parandauluese. 

Vetë universitetet nuk kanë bërë ende asnjë studim për të shpjeguar pse ndodh fenomeni në fjalë.    

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH