Sociale

Ish-këshilltari mbretëror: Princ Lekës i gjetëm nuse vajzën e Ibrahim Rugovës, por ai donte Elia Zaharinë

Shkruar nga Liberale
Ish-këshilltari mbretëror: Princ Lekës i gjetëm nuse

Ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror, Murat Basha, zbuloi në “Top Story” se gjatë kohës që Mbreti Zog Leka I ishte gjallë, planifikuan të gjenin një partnere për Princin.
Ai tha se e panë të arsyeshme, në bazë të rregullores së Mbretërisë Shqiptare, Princ Leka të njihej e më pas të martohej me vajzën e Ibrahim Rugovës.

Por kjo gjë nuk u realizua sepse më pas rrethi i ngushtë i Mbretit, mori vesh që Princ Leka dashuronte Elia Zaharinë.

“Ne që punonim afër Mbretit u kujdesën që ky djali të kujdesej edhe për të ardhmen. Të mendonte për jetën e të sistemohej. Siç e ka edhe statusin themeltor i Mbretërisë Shqiptare është që Mbreti nuk mund të martohet me një vajzë shqiptare, se personifikon babain e kombit dhe babi nuk mund të martohet me vajzat e tija. Ahmet Zogu mori Geraldinën, Mbreti Leka- Suzanën nga mbretëria australiane, por me ndryshimin kohëve edhe kjo po ndryshon.

Nga njerëzit e ngushtë të Mbretit Leka menduam që t’i krijonim Princit projektin për një të ardhme, me një vajzë me origjinë shqiptare, por që nuk jetonte këtu. Bëhej fjalë për vajzën e Ibrahim Rugovës. Kjo do të bënte një gjë shumë të bukur. E kanë menduar edhe të tjerët, ishim dakord një pjesë, por ne nuk ishim në dijeni që Princ Leka ishte në një marrëdhënie. Atë kohë çdo gjë u prish dhe unë e kam përgëzuar Princin Leka se ndoqi zemrën e tij”, tha Murat Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH