Sociale

HISTORI NJERËZORE/ Sofie Pano, gruaja që pasi shërbeu për 40 vite në azil sot jeton vetë aty!

Shkruar nga Liberale

HISTORI NJERËZORE/ Sofie Pano, gruaja që pasi shërbeu për 40

Një histori e pazakontë kur vendi i punës, aty ku ke punuar për 40 vite, kthehet në shtëpinë tënde, për pjesën e mbetur të jetës.

Sofie Pano që në moshën 25 vjeçare ka punuar në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër për mbi 4 dekada. E sot prej më shumë se 1 viti jeton aty. Një kthesë e fortë jetësore. Koleget e saj të mëparshëm i ka kujdestarë, e të moshuarve që ju rrinte mbi kokë. Sofia dikur është kujdesur për Gëzimin, ndërkohë sot ndajnë të njëjtën shtëpi të moshuarish bashkë.

Historia e saj u publikua në Top Channel teksa u pyet se për sa të moshuar është kujdesur, Sofia Pano tha:
Shumë, për shumë jam kujdesur. Sot jam vetë këtu.. Më mbajnë një çik me hatër se thonë je personeli ynë… (qesh).

HISTORI NJERËZORE/ Sofie Pano, gruaja që pasi shërbeu për 40

Gëzimi, një azilant tregon raportin me Sofien, dikur në shërbim të azilantëve të moshuar dhe sot pjesë e azilit. “Normalisht si të gjitha gratë, por sot në shpërblim të asaj që na ka bërë ne unë i përgjigjem… më mbushen sytë me lot, na ka shërbyer! Ne kemi nevojë për shoqëri, për njëri tjetrin… “
Sofia është rritur në një familje të madhe. Edhe në punë pati të njëjtin fat. Mirëpo kjo grua që i kushtoi jetën kujdesit ndaj të moshuarve, tashmë e gjen veten në të njëjtin vend si ta. Pensionin po e kalon aty, pa e besuar më parë; për shkak se emigracioni e ka larguar me gjakun e saj.

HISTORI NJERËZORE/ Sofie Pano, gruaja që pasi shërbeu për 40

Sofie Pano thotë se “jam gjirokastrite me origjinë, por e kam pasur babin oficer e transferuan në Tiranë pastaj në Shkodër. Jemi 13 fëmijë, 6-7 kemi lindur në Shkodër. Vëllezër e motra i kam jashtë shtetit. Nuk kam dashur të shkoj te ta, më mirë në shtëpinë tënde.
E pyetur nëse azilin e quan shtëpi, Sofie Pano, shprehet: Shtëpi e quaj. Kam punuar për 42 vjet në azilin e Shkodrës dhe nuk e kam ndërruar. Më kanë dashur, më kanë respektuar dhe i kam dashur e respektuar! 67 vjeçares ju përforcua mendimi për të jetuar në shtëpinë e të moshuarve kur mësoi diagnostikimin me kancerin e gjirit. Qëndrimi në mjedisin që e njeh shumë mirë, ja bëri më të lehtë përballjen me sëmundjen… “

HISTORI NJERËZORE/ Sofie Pano, gruaja që pasi shërbeu për 40

Sofie Pano thotë se arsye tjetër pse ka zgjedhur është se nuk rrihet vetëm. “Mirë dita por nata nuk i dihet… Unë burrë e fëmija s’kisha. Edhe u sëmura. Janë kujdesur për mua kujdestaret, drejtori për seancat e kimios vinin me mua në Tiranë. Më në fund ja dola!”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH