Sociale

63 për qind rritje në një dekadë! Pse çiftet shqiptare po preferojnë bashkëjetesën?

Shkruar nga Liberale

63 për qind rritje në një dekadë! Pse çiftet

Çiftet shqiptare përpara se të martohen po preferojnë gjithnjë e më shumë të bashkëjetojnë. Sipas Censit të vitit 2023 në vendin tonë ka rreth 12 500 partnerë në bashkëjetesë, 63% më shumë sesa në censin e vitit 2011.
Bashkëjetesa shihet si një mënyre më e thjeshtë për të realizuar veten pa pasur detyrimet që sjell martesa. Sipas sociologes të jetuarit paraprakisht ndihmon po ashtu edhe në uljen e divorceve.

Sociologia Eris Dhamo thotë se ky fenomen është i pritshëm pasi normat shoqërore kanë ndryshuar.

“Është e pritshme. Bashkëjetesa sot është përherë e më e pranueshme. Nëse më para kishim presion për bashkëjetesë tani nuk egziston më. Shihet si një element tjetër i lirisë emocionale.”
“Gëzimi i lirisë dhe autonomisë është elementi më i madh pozitiv, i dytë është paragarancia për martesë” i tha sociologja TV Klan.
Megjithatë ka edhe efekte negative, thuhet në analizën e fenomenit.
“Kemi një ulje të ndjeshme të lindjeve dhe kjo vjen edhe si rezultat i një bashkëjetese të zgjatur dhe shtyrja e pasjes së fëmijëve.”
Të dhënat e Censit nxorrën në pah se familjet shqiptare kanë sot një madhësi mesatare prej 3.2 anëtarësh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH