Sociale

25 VITE MË PARË/ Fini: Shteti shqiptar mbështet krimin, Shqipëria e paaftë të garantojë sigurinë dhe qetësinë në vend

Shkruar nga Liberale

25 VITE MË PARË/ Fini: Shteti shqiptar mbështet krimin,

Marrë nga gazeta “Koha Jonë” e datës 29 janar 1999, përgatiti për Liberale.al, Laert Miraku

             Kryetari i Aleancës Nacionale përkrah pa rezerva paktin për rendin

                                         Fini: Shteti shqiptar mbështet krimin

                Shqipëria e paaftë të garantojë sigurinë dhe qetësinë në vend

TIRANE - "Ka një bashkëjetesë midis organizatave kriminale dhe disa pjesëve të shtetit shqiptar". Këtë deklarim e ka bërë presidenti i "Aleancës Nacionale", Xhianfranko Fini. Akuza e rëndë ka dalë nga goja e tij për një bashkëpunim të vazhdueshëm midis strukturave të caktuara shtetërore dhe kriminalitetit.

Por, Fini nuk ka përcaktuar asnjë strukturë të implikuar me krimin. Këtë ai e justifikoi me faktin se nuk do të mund të akuzonte drejpërdrejtë një strukturë shtetërore, pa u njohur më parë thellësisht me realitetin shqiptar. Aq më tepër ai nuk mund ta bëjë këtë me këdo forcë politike në Shqipëri. Fini i referohet të dhënave nga disa vëzhgues europianë. Sipas tij këta vëzhgues europianë kanë vërejtur një bashkëjetesë dhe bashkëpunim midis krimit dhe strukturave të caktuara të shtetit shqiptar. Pa i bërë të ditura "burimet" observuese, Fini tha se për të shkatërruar këtë bashkëjetesë ka qenë e nevojshme një pakt antikrim. Fini ka dalë në mbrojtje të paktit, që ka paraqitur aleati i tij shqiptar, duke arsyetuar se vendosjen e rendit duhet ta dëshirojë çdo shqiptar, pavarësisht nga bindjet e tij politike.

Do të jetë vendosja e rendit, e cila do të mundësojë thellimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Europës. Sipas Finit ky pakt është shumë i vlefshëm. Por, ndoshta i njohur me reagimet e para negative nga ana e "Aleancës për Shtetin", Fini ka deklaruar se pakti antikrim nuk duhet lënë në boshllëk nga qeveria shqiptare. Ai është dakord që të vazhdojë të zbatohet protokolli Itali-Shqipëri, por nuk ësh- të për atë që policët italianë të zënë vendin e atyre shqiptarë. Kjo, sepse ata respektojnë sovranitetin e Shqipërisë. Në një të ardhme të afërt Fini është i mendimit se duhet një veprim ndërkombëtar për të penguar ngjarje të tilla si ajo e ditëve të fundit. Rendi shqiptar duhet të jetë real dhe jo formal. E megjithatë fluksin e madh të emigrantëve ai e lidh me paaftësinë e administratës sh- qiptare për të ndaluar këtë fluks. Shqetësimin për çështjet e ditës në Shqipëri, kryetari i AN i ka marrë edhe nga takimet, që ka patur me Presidentin dhe Kryeministrin shqiptar. Madje, Presidenti ka përforcuar mendimin, se Shqipëria po shkon drejt një rre- thi vicioz. Kjo për arsyen, sepse duke munguar rendi, mungojnë investimet.

Në një çast sinqeriteti Fini ka deklaruar atë, që nuk e kanë bërë gazetarët italianë.

Pas incidentit të fundit të ndodhur në Vlorë, përshtyp- jet italiane për shqiptarët janë më shumë se negative. Duke thënë këtë Fini ka kaluar në një diskutim të hershëm të opozitës shqiptare. Por kësaj rradhe ai këtë e ka vënë si një pyetje që mund t'i bëjnë vetes italianët politikanë: A është në gjendje administrata e Shqipërisë të garantojë sigurinë? EDMOND HARIZI

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH