Politikë

Zbulohet PARTIA e re me të cilën do të garojë Basha në zgjedhjen e 11 majit (DOKUMENTI)

Shkruar nga Liberale

Zbulohet PARTIA e re me të cilën do të garojë Basha në

Zbulohet partia e Lulzim Bashës, me të cilën po përgatitet të garojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Partisë Konservatore do t’i ndryshohet emri në “Koalicioni Euroatlantik”.

Kërkesa për ndryshimin e emrit është paraqitur në gjykatë nga Endri Hasa, një prej politikanëve besnikë të Bashës që prej ndarjes së madhe me Partinë Demokratike.

Zbulohet PARTIA e re me të cilën do të garojë Basha në

Siç është raportuar, Basha pritet të hyjë në zgjedhje në koalicion me disa parti të tjera opozitare.

Deri tani Basha mësohet se ka marrë mbështetjen e Dashamir Shehit, ndërsa synohet të afrohet edhe partia e Enkelejd Alibeaj dhe parti të tjera të djathta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH