Politikë

Von der Leyen vizitë zyrtare sot në Tiranë/ Takim me Ramën dhe Begajn, zbardhet axhenda

Shkruar nga Liberale

Von der Leyen vizitë zyrtare sot në Tiranë/ Takim me Ramën

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nis këtë të mërkurë turin në Ballkanin Perëndimor.

Bëhet me dije se vizita e parë e Von der Leyen do të jetë në Tiranë, ku do të qëndrojë dy ditë, sot dhe nesër (23-24). 

Vizita ka në fokus paketën e BE-së për rritje dhe reforma në rajon, e cila përfshin ndihmë financiare prej 6 miliardë euro për këto vende.

AXHENDA: 

Në orën 15:10 Presidentja e KE-së pritet që të mbërrijë në Kryeministri ku do të pritet nga Edi Rama. Me kreun e qeverisë do të kenë edhe një deklaratë të përbashkët për shtyp në orën 16:10. Po ashtu, me vizitën e Von der Leyen pritet të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes se Kolegjit të Europës në 17:00.

Axhenda e Von der Leyen vijon të enjten me një takim me presidentin Bajram Begaj në orën 10:00.

Më pas, Presidentja e Komisionit Europian lë Tiranën për të vijuar me turin ballkanik në 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH