Kryebashkiaku socialist i Devollit, Eduard Duro është paraqitur sot në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.
"Do të flas një herë të dytë' u tha gazetarëve Duro pasi doli nga prokuroria e Posaçme.
Theksojmë se Duro u mor i pandehur nën akuzën “shpërdorim detyre”. Komunikimi i akuzës iu bë pasi kryetari i Bashkisë licensoi një biznes karburanti që ishte ndërtim pa leje.