Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha sërish ka hedhur akuza në drejtim të mazhorancës se po përpiqet që të kontrollojë SPAK-un. Madje sipas Bashës, kjo është përforcuar pasi nuk ka pasur asnjë përgënjeshtrim në lidhje me indiciet që ai parashtroi javën e kaluar se PS do të kontrollojë SPAK-un.
‘E vetmja gjë që po fillon të funksionojë siç është SPAK-u tani po targetohet nga qeveria. Javën e kaluar ndava një informacion dhe kërkova të përgënjeshtrohet, përgjigja ka shtuar dyshimet.
Qeveria ka refuzuar të hedhë poshtë pa ekuivokë këtë informacion e ka fshehur e ka sheqerosur por nuk kemi një përgjigje të prerë.
Ky përbën një shqetësim të madh për publikun shqiptar dhe për fatin e shtetit të së drejtës. Nëse qeveria apo qeveritarë të caktuar nën ankthin e asaj që ka nisur që është vënia para përgjegjësisë ligjore të zyrtarëve të qeverisë kanë ndërmend që ti përgjigjen.
Për mua është pa asnjë pa ekuvokë pa asnjë reltivizim, mbështetja pa kushte e SPAK-ut. Kontrollet kushtetuese janë të përcaktuara.
Se do të thonë se kemi për SPAK-un po për institucione të pavarura. Urimi im jua shtoftë zoti panikun. Kush ka panik nga hetimet e SPAK-ut ua shtoftë zoti, i lënë zoti pa gjumë. Nëse s’keni panik mënyra për ta trajtuar këtë janë brenda kushtetutës.’- tha Basha.