Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë pjesë këtë të shtunë takimin në tryezën e organizuar me ‘fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave’.
Gjatë këtij takimi ish-presidenti u shpreh se ka gra “skemaxhije”, “me taka të larta, e çanta të shtrenjta” por ka dhe gra “heroina” që nuk kërkojnë favore nga partia. Deklarata këto, të cilat u morën si "thumbime" ndaj bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.
Pas mbledhjes Meta ka ndarë foto me Ines Shehun, Sekretaren për Fuqizimin e Gruas në Partinë e Lirisë për organizimin e shkëlqyer të Tryezës për Fuqizimin e Gruas.
“Një falenderim të përzemërt për Ines Shehun, Sekretaren për Fuqizimin e Gruas në Partinë e Lirisë për organizimin e shkëlqyer të Tryezës për Fuqizimin e Gruas.", ka shkruar Meta.