Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi sot nga foltorja e Kuvendit ngritjen e një komisioni të ri, Komisionin e të Vërtetës.
Berisha tha se krijimi i këtij Komisioni është i domosdoshëm për të nxjerrë para qytetarëve shqiptarë lidhjet e politikës me krimin.
Berisha: Nuk është TikToku rrugaçi, por është Encrochat, krimineli, vrasësi, trafikanti prandaj dhe krijimi i komisionit të së vërtetës në bazës të propozimit të zotit Sula për të nxjerrë para shqiptarëve lidhjet e politikës me krimin, sidomos para zgjedhjeve është kusht i domosdoshëm. Të krijojmë Komisionin e të Vërtetës. Nëse nuk pranonin komisionin e të vërtetës do t’i publikoj një nga një. Mos kini frikë, urdhëroni të votojmë Komisionin e të Vërtetës.