Politikë

Ramës i thonë "Sy m'sy" se edhe Nastradini do t'ia kishte zili”! Ja si reagon kryeministri

Shkruar nga Liberale

Ramës i thonë "Sy m'sy" se edhe Nastradini do t'ia

Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij “Sy m’sy” ka replikuar me një ndjekës skeptik, i cili ka pretenduar se gënjen aq shumë saqë për gënjështrat që thotë çdo ditë edhe Nastradini do t’ia kishte zili.  

Ramës i thonë "Sy m'sy" se edhe Nastradini do t'ia

Qytetari: Ramso, si futet Shqipëria në Europë me depozita uji në tarracë e pa drita? Je gjigant Ramso, edhe Nastradini do të të kishte zili

Rama: Ty Elton, jam i bindur që të duket vetja shumë i zgjuar që bënë këtë lloj komenti ofendues dhe gajasesh, por mua sa më shumë kalojnë vitet, aq më pak i zgjuar më duket vetja. Kështu që nuk po të them se çfarë mendoj për komentin tënd për hyrjen e Shqipërisë në BE, por po të pyes ty: po BE-në do ta kishte zili vallë Nastradini, meqë do të na fusë në gjirin e saj sa më parë. E ke dëgjuar ti BE-në kur thotë duam të mbyllim negociatat me Shqipërinë brenda vitit 2027? Apo edhe kjo të bën për të qeshur ty, meqë sipas teje nuk kemi drita?

 

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH