Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, pas vrasjes së 3 ushtarëve amerikanë, nga sulmi me dron që goditi bazën ushtarake amerikane në Jordani.
Në letrën e bërë publike në rrjetin social X, kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria qëndron krah SHBA në këto ditë të vështirë.
“Në këtë kohë të vështira duhet të qëndrojmë të bashkuar. Si aleatë qëndrojmë me SHBA me solidaritet”, shkruan Rama mes të tjerash.