Një ditë pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Lulzim Basha ka lajmëruar se do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar modelin e hapjes së listave të kandidatëve për deputet.
Basha theksoi se mbyllja e 1/3 së listës së kandidatëve për deputetë bie ndesh me ligjin themeltar të shtetit.
“Ekipi i juristëve tanë në bashkëpunim me ekspertë të njohur po vlerëson anti-kushtetueshmërinë e aktit të djeshëm e po përgatit dërgimin e dosjes së Gjykatën Kushtetuese” tha Basha i cili akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha për pazar për interesin e tyre personal.
“Nuk ishte një votë thjeshtë kundër hapjes së listave, por një votë për të thënë që jemi mirë kështu. Jemi mirë me një qeveri të korruptuar që vjedh zgjedhjet”
Një ditë më parë edhe nisma Thurje paralajmëroi se do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, ndryshimet e miratuara nga parlamenti në lidhje me hapjen e listave të kandidateve për deputet.