Këtë të enjte u mbajt ceremonia mortore për Kryepeshkopin Anastas. Ceremonia u drejtua nga Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu.
Në ceremoni morën pjesë krerët më të lartë të shtetit dhe politikës në Shqipëri, por edhe të Greqisë.
Në fjalën e tij, kryeministri Rama u shpreh se Kryepeshkopi punoi 33 vite për ringritjen e Kishës Autoqefale të Shqipërisë, ndërsa solli në vëmendje dhe deklaratën e Kryepeshkopit Anastas për mediat greke, kur tha se pasuesi i tij në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale, do të jetë një shqiptar.
Rama: Ekzistenca e kësaj Kishe me frymën që për 33 vite i dha bariu i saj Anastasi i Shqipërisë edhe mirëfilli sot një aset konstitutiv i vetë pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të Shqipërisë, një Kishë e lirë, në një shtet të lirë.
Sa prekëse është në koherencën stoike të jetës së tij baritore dhe gjithëaq shpartalluese për të gjithë paragjykuesit dhe dyshuesit e tij prania e këtij trupi pajetë të rilindësit të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, pohimi i tij botërisht pak kohë më parë në një intervistë të dhënë për shtypin grek e cila tingëllon më shqip se shqipja e kujtdo që e ka paragjykuar vetëm e vetëm se ishte grek Kryepeshkopin shqiptar i cili tha se, “pasuesi im do të jetë shqiptar.