5 mijë fidanë të rinj janë mbjellë në Marinaj, ndërsa po përfundon puna për hidrantët në Krastë për të siguruar mbrojtjen nga zjarret. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama, i cili në nëpërmjet një postim në Facebook shkruan se në Elbasan dhe Librazhd ka nisur pyllëzimi.
‘Në Elbasan dhe Librazhd ka nisur pyllëzimi i zonave ku së fundmi janë mbjellë 5 mijë fidanë të rinj në Marinaj, ndërkohë që është drejt fundit edhe investimi për hidrantet në Krastë që do të mundësojë mbrojtjen nga zjarret në pyje dhe ku vazhdon mbjellja e 15 mijë fidanëve të rinj. Viti 2024 është shpallur Viti i Pyjeve me një program të dedikuar mbjelljesh, aktivitetesh dhe ndërgjegjësimi publik për pasurinë tonë të përbashkët natyror’- shkruan Rama.