Drejtuesi i fushatës elektorale të Partisë Demokratike, amerikani Chris LaCivita, ka shpërndarë një video në platformën X, ku shfaqet një buf që ha një mi.
“Kush është bufi dhe kush është miu”, -shkruan LaCivita në postimin e publikuar, duke ironizuar kështu kryeministrin Edi Rama.
Kujtojmë se kryeministri Rama prej kohësh e quan kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, buf kënete. Ndërkohë Berisha iu është përgjigjur duke e prezantuar bufin si simbol të mençurisë.
Madje Rama në zyrën e tij, ka vendosur një dekor bufi i cili duket në çdo video të kryeministrit në rubrikën “Sy m’sy”.
Who’s the “Owl” and who’s the mouse ….#Albania pic.twitter.com/A98EzZQ0VB
— Chris LaCivita (@ChrisLaCivita) April 10, 2025