Politikë

Kryebashkiaku Erion Veliaj del nga Blloku i Sigurisë, mbërrin në Gjykatën e Posaçme

Shkruar nga Liberale

Kryebashkiaku Erion Veliaj del nga Blloku i Sigurisë, mbërrin në

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka lënë para pak minutash Bllokun e Sigurisë “Mine Peza” teksa është shoqëruar për në ambientet e Gjykatës së Posaçme.

Ndërkohë seanca ndaj tij pritet të fillojë në orën 08:30 ku do të rivlerësohet nga trupa gjykuese masa e sigurisë e vendosur ndaj tij.

Në ambientet e jashtme të GJKKO-së janë mbledhur dhjetëra qytetarë dhe punonjës të bashkisë, që kanë pritur me duartrokitje dhe brohoritje Veliajn.

Më herët në ambientet e Gjykatës së Posaçme ka mbërritur dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, e shoqëruar nga policët. 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH