Politikë

GJKKO e dënoi me 1 vit burg, reagon Edison Memolla: E pa mbështetur në prova, do ta apeloj!

Shkruar nga Liberale

GJKKO e dënoi me 1 vit burg, reagon Edison Memolla: E pa mbështetur

Kryetari i bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili u dënua nga GJKKO me 1 vit  burg thotë se vendimin do ta apelojë, pasi nuk është i mbështetur në prova dhe fakte.

Me anë të një reagimi në Facebook, Memolla thotë se e ka mbështetur fuqimisht drejtësinë e re dhe shprehet i hapur të pranojë çdo çendim, por kjo nuk e pengon të bëjë edhe apelim.

Kryebashkiaku socialist  thekson se deri në një vendim të formës së prerë, do të vazhdojë të jetë kryetar i bashkisë Rrogozhinë.

“Që kur mu besua detyra e përfaqësuesit të popullit tim, kam qenë në dijeni për peshën që do sillte në çdo dimension të sajin.

Drejtësinë e Re e kam mbështetur fuqimisht dhe si rrjedhojë jam i hapur të pranoj çfarëdolloj vendimi të dhënë kundrejt meje, por kjo nuk më pengon të apeloj një vendim i cili nuk është i mbështetur aspak në prova dhe fakte.

Theksoj se deri në një vendim të formës së prerë e më tej, unë jam kryetar i bashkisë Rrogozhinë, në krye të detyrës dhe i vetdijshëm për të gjitha përgjegjësitë që ky post sjell.

Së fundmi, ju falenderoj nga zemra të gjithë ju që keni qenë pranë meje duke më njohur, mbështetur si njeri, duke besuar të vërtetën time të pafajshme dhe s’më keni kthyer shpinën edhe kur situata duket e vështirë“, shkruan Memolla.

Kujtojmë që përveç dënimit me 1 vit burg, GJKKO ka marrë vendimin për t’i hequr të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Sipas SPAK, Edison Memolla në zgjedhjet e pjesshme ka ndikuar tek pandehuri Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, si dhe komunikon me të pandehurin Blerim Xhamani, për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, në këmbim të votës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH