Politikë

Çfarë solli protesta e sotme? Preç Zogaj: Bashkimin e një grupi deputetësh me Rithemelimin

Shkruar nga Liberale

Çfarë solli protesta e sotme? Preç Zogaj: Bashkimin e


Protesta e opozitës e organizuar pasditen e së martës mori vlerësime nga analisti dhe Presidenti i Institutit Liberal “Pashko”, Preç Zogaj, por ai shtoi se nuk pati asgjë të re rreth saj.

Sipas mendimit që Zogaj ndau në “Opinion” në Tv Klan, protestat janë gjë e mirë në demokraci dhe i uron organizatorët, por shton se nuk ishte kjo më e madhja e Berishës. Edhe kjo protestë është organizuar në rrugën që lideri i opozitës ka shtruar më parë. Zogaj e sheh këtë protestë si një bashkim deputetësh demokratë.

“E vetmja e re është që nuk ishte Berisha në krye të protestës. E reja tjetër është që një grup deputetësh të Partisë Demokratike që kanë qenë gjatë kohës kur Berisha i bënte këto protesta si kryetar i Rithemelimit, nuk kanë qenë me Rithemelimin më parë. Një pjesë kanë shkuar siç është Bardhi që ka qenë një nga organizatorët. Ky është një bashkim deputetësh kryesisht”, u shprej Zogaj.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu, nëse kemi të bëjmë edhe me ndonjë bashkim të bazës, Zogaj dha këtë shpjegim:
“Edhe në bazë mund të ketë, por me bashkim politik nënkuptohet kur bashkohen subjektet që votohen. Deputetët janë të lirë gjithmonë të lëvizin nga një grup në tjetrin dhe tani kanë lëvizur. Deputetët kanë mbështetje por nuk e marrin me vete partinë. Kjo nuk ndodh kurrë sepse do bëhej lëmsh politik. Këtu duhet bashkimi real. Dhe këta e dinë që kërkohet bashkimi i subjekteve të votuara dhe subjekte të votuara kjo opozitë e përçarë ka Rithemelimin, Polin e Lirisë dhe ka Partinë Demokratike zyrtare. Këto janë votuar për herë të fundit në zgjedhjet e fundit vendore dhe pak a shumë ka një evidencë.”

I ftuar në të njëjtën studio Gazment Bardhi, si një nga deputetët i cili u bë pjesë e rithemelimit në protestën e sotme, u shpreh se 12 parti opozitare janë bashkuar në një front të përbashkët opozitar.

Bardhi u shpreh mes të tjerash se Federata Opozitare është e hapur për çdo parti madje shtoi se ndihet përgjegjës për përçarjen e opozitës dhe situatën e krijuar për tre vite. Ai parashikoi fitoren e opozitës në vitin 2025.

“Ju siguroj që në protestë ka pasur edhe socialistë të zhgënjyer që ishin bashkuar protestës së opozitës dhe shkaku i gjithë tulatjes së popullit ka qenë përçarja e Partisë Demokratike, prandaj kam bërtitur më fort se kushdo tjetër që ka nevojë për bashkim” theksoi Bardhi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH