Politikë

E Ngarkuara me Punë e SHBA-vë në Tiranë takohet me kreun e GJKKO, diskutime mbi rolin e Gjykatës dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë

Shkruar nga Liberale

E Ngarkuara me Punë e SHBA-vë në Tiranë takohet me kreun e

E Ngarkuara me Punë e SHBA-vë në Tiranë, Nancy VanHorn u takua me kryetarin në detyrë të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Erjon Bani.

Ky takim vjen për të riafirmuar angazhimin e SHBA në mbështetje të luftës së Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në një postim të bërë në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Tiranë, deklarohet se në takim u diskutua mbi rolin thelbësor të gjykatës në sigurimin e drejtësisë, dhënien fund pandëshkueshmërisë dhe forcimin e besimit publik, si dhe mundësitë për bashkëpunim të vazhdueshëm për të ruajtur të drejtën, pavarësinë dhe integritetin në vendimet gjyqësore.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH