Politikë

Berisha kërkoi shkrirjen e SPAK, Kryemadhi i del në krah Berishës: Nuk u krijua për luftë politike

Shkruar nga Liberale

Berisha kërkoi shkrirjen e SPAK, Kryemadhi i del në krah

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dalë sot në mbështetje të kreut të PD, Sali Berisha, i cili pas paraqitjes në SPAK, tha se kjo strukturë nuk duhet të ekzistojë pas 11 majit.

Në një deklaratë për mediat pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Kryemadhi akuzoi SPAK-un se është kthyer në një mjet shantazhi dhe linçimi politik.

“Nëse e them tani se duhet shkrirë SPAK, do thonë se e them për problemet e mia. Por çdo instrument ligjor, për të cilin kemi votuar me qëllimin për një drejtësi të barabartë, kur kthehet në vegël shantazhimi dhe linçimi, e ka dështuar misionin e tij,” u shpreh Kryemadhi.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH