Politikë

Basha për vizitën e Blinken në Tiranë: SHBA ka tek PD një faktor politik krenar për aleancën

Shkruar nga Liberale

Basha për vizitën e Blinken në Tiranë: SHBA ka tek PD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur para nisjes së seancës në Kuvend në lidhje me vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Kryedemokrati u shpreh para gazetarëve se vizita e tij vjen në një moment të veçantë edhe për rajonin dhe Kosovën.

Më poshtë fjala e plotë e kreut të PD, Lulzim Basha:

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA janë strategjike. Kjo nuk është një fjalë që thuhet lehtë dhe merret leht. Çdo të thotë që marrëdhëniet janë strategjike? Ta përkthejmë pak për njerëzit. Ne e dimë se pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipëria zor se bëhej anëtare e NATO-s.

Pra, të fitonte privilegjet që s’i ka gëzuar kurrë si komb, të kombeve më të fuqishme të botës në krah të saj nëse sulmohet. Pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosova zor se bëhej e pavarur, ose i rrezistonte fushatës genocidale të Sllobodan Millosheviçit.

Po u kujtoj dy momente kulmore që i kujtojnë të gjithë, besoj dhe 18 vjeçarët përveç nesh. Pra marrëdhëniet strategjike nuk mund të futen në çorapet e pista të politikës të Tiranës. Janë të tilla sepse transendojnë, kalojnë përtej personave, kalojnë përtej momenteve, kalojnë përtej se kush është në qeveri në atë moment e kush në opozitë. Ndaj sot dua t’i uroj në emër të Partisë Demokratike mirëseardhjen Sekretarit të Shtetit, Blinken dhe delegacionit të tij.

Ta siguroj se Partia Demokratike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhe do të kenë gjithmonë një faktor politik krenar dhe strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe siç e ka provuar shpeshherë me një çmim të lartë të gatshëm për të mbrojtur parimet dhe standardet e kësaj aleance që nuk janë thjesht ushtarake apo të linjëzimit të politikës së jashtme së Shqipërisë me atë Amerikane.

Kjo është e mirëqenë, nuk ka qeveri shqiptare që të çedojë nga kjo, por ka të bëjë me një mesazh nga një tjetër sekretar shteti i ardhur si sot tetë vite më parë, nga sekretari Kerry, i cili e tha qartë se kërcënimi më i madh ndaj partneritetit strategjik, ndaj aleancës së vlerave që përfaqëson edhe aleanca jonë me SHBA, edhe NATO, edhe BE vjen pikërisht nga autokratë të cilët kufizojnë hapësirat e lirisë, manipulojnë zgjedhjet, vendosin nën presion gjykatat, krijojnë pandëshkueshmëri dhe kulturë korrupsioni, godasin median e lirë dhe kufizojnë hapësirën opozitare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH