Politikë

Basha për protestat e Rithemelimit para Bashkisë: Bëj protestë më jep vulën! E di gjithë Tirana, është syshkelje

Shkruar nga Liberale

Basha për protestat e Rithemelimit para Bashkisë: Bëj

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha mes të tjerash se protestat e Rithemelimit tek Bashkia e Tiranës, janë syshkelje ndaj Belinda Ballukut dhe pjesë e marrëveshjes Rama-Berisha. Në një intervistë në Report Tv Basha tha se synimi i pazarit, sipas tij është shkatërrimi i SPAK-ut.

"Protesta te Bashkia është sy shkelja ndaj Belinda Ballukut, që vazhdo me atë që ka caktuar Rama më 11 qershor. E di gjithë Tirana, është syshkelje. Bashkëjetesa Rama-Berisha nuk është vetëm vula, është amnistia. Po vjen 1 korriku ku është reforma zgjedhore.

Synimi i pazarit është shkatërrimi i SPAK, çimentimi i tranzicionit për 30 vite të ardhshme. Për fat të keq të tyre nuk do ta lëmë Shqipërinë në dorë ne tyre. Do ofrojmë alternativë. Protestat janë një formë, kur janë të sinqerta. Pse nuk shkojnë të protestojnë te Belinda Balluku, ARRSH po bën kërdi. Di gjithë Tirana lidhjet e Ballukut me krimin. Siç e dinë shqiptarët dhe demokratët kjo është një protestë me leje, bëj protestën më jep vulën."- tha Lulzim Basha. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH