Globi

Të paktën 39 të vdekur nga shpërthimi i flakëve të zjarrit, në një ndërtesë

Shkruar nga Liberale
Të paktën 39 të vdekur nga shpërthimi i flakëve të

Të paktën 39 persona humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën pas shpërthimit të zjarrit në një ndërtesë në provincën Jiangxi të Kinës të mërkurën, njoftoi media shtetërore.

Televizioni shtetëror kinez CCTV njoftoi se operacionet e shpëtimit kishin marrë fund dhe nuk kishte njerëz të bllokuar në ndërtesë. Zjarri shpërtheu brenda një ndërtese ku gjendet një zyrë për përdorimin e internetit dhe zyra trajnimi në katet e sipërme, sipas medias shtetërore kineze, shkruan VOA.

Zyrtarët e krahinës Yushui në provincën Jiangxi thanë se zjarri shpërtheu në bodrumin e një qendre tregtare pasdite. Përveç ekipeve të shpëtimit, zjarrfikësve dhe policisë, në vendngjarje shkuan edhe zyrtarë të pushtetit vendor.

Presidenti kinez Xi Jinping lëshoi një deklaratë në lidhje me zjarrin, duke theksuar se ishte një tjetër tragjedi e sigurisë. Ai i bëri thirrje qeverisë dhe Partisë Komuniste që “të frenojnë me vendosmëri shfaqjen e shpeshtë të aksidenteve të ndryshme të sigurisë dhe të garantojnë sigurinë e jetës dhe pronës së njerëzve dhe stabilitetin e përgjithshëm shoqëror”.

Qeveria vendore tha se po hetonte shkakun e zjarrit. Gjatë fundjavës, 13 fëmijë humbën jetën nga shpërthimi i zjarrit në një konvikt shkolle në provincën qendrore Henan.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH