Policia ka dhënë detaje në lidhje me zjarrin masiv që ka përfshirë ditën e sotme një fabrikë në Elbasan.
Sipas njoftimit, flakët kanë përfshirë një fabrikë që përpunonte materiale plastike, teksa shkak paraprakisht dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Mësohet se fabrika i përket kompanisë turke “KURUM”.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar, teksa punonjësit që ndodheshin brenda janë evakuuar.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.