Një ngjarje e rëndë është shënuar në Memaliaj në mesnatën e së shtunës, 20 korrik 2024. Tre persona kanë mbetur të vrarë në një lokal pranë godinës së bashkisë.
Viktimat janë identifikuar si Shyqo Kalemi, Gledio Muka dhe M. Çela.
Trupat e pajetë ndodhen brenda lokalit pranë bashkisë ku dhe ndodhi vrasja. Atentatoret pasi kanë qëlluar me automatik kallashnikov duke lënë të vdekur 3 personat janë larguar në drejtim të paditur.
Dyshimet e para janë se objektiv i atentatit ka qenë Shyqo Kalemi, ndërsa dy viktimat e tjera janë kamarieri dhe një klient i lokalit.
Policia e Gjirokastrës ka rrethuar zonën dhe po punon për mbledhjen e provave materiale apo të dëshmive nëse ka pasur ky krim i rëndë ndërsa po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.