Kronikë

Ksamil/ E mitura bie nga mjeti lundrues, dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës

Shkruar nga Liberale
Ksamil/ E mitura bie nga mjeti lundrues, dërgohet me helikopter drejt

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Ksamil, pasi një 13 vjeçar është rrëzuar nga një mjet lundrues “jet ski” dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda.

Mësohet se e mitura është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Vajza kishte qenë duke lundruar me një mjet ujor tip jet-ski, kur është aksidentuar dhe ka pësuar fraktura.

13-vjeçarja u dërgua fillimisht në spitalin rajonal të Sarandës, por më pas mjekët vlerësuan që ajo të dërgohet drejt Spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH