Kronikë

Julian Balla në kërkim nga SPAK, i lidhur me trafikun e kokainës dhe pasuri luksoze

Shkruar nga Liberale.al

Julian Balla në kërkim nga SPAK, i lidhur me trafikun e kokainës

Julian Balla, person në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në kuadër të operacionit të madh kundër një organizate shqiptare të trafikut ndërkombëtar të kokainës, rezulton të jetë pronar i dy pasurive luksoze të sekuestruara nga autoritetet.

Sipas të dhënave zyrtare, Balla është pronar i resortit “Ajman Park” në Xhafzotaj, Durrës — kompleks turistik ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare — si dhe i vilës “ELYSIAN” në bregdetin e Dhërmiut, bashkia Himarë, me sipërfaqe rreth 378.2 m² dhe vlerë tregu rreth 1 milion euro.

Burime nga hetimi konfirmojnë se Balla mban edhe postin e presidentit të klubit të futbollit “Erzeni”. Ai akuzohet si pjesë e një strukture kriminale të përfshirë në trafikimin e sasive rekord të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës dhe në pastrimin e fitimeve përmes investimeve në pasuri të paluajtshme dhe biznese.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH