Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është dëmtuar gjatë procesit të punës.
Ngjarja ka ndodhur në Durrës, ndërsa policia njofton se 50-vjeçari është lënduar nga një makineri në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit, e për pasojë ka ndërruar jetë.
"Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një makineri, gjatë punës, shtetasi D. N., 50 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.