Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Lushnjë, ku një person ka mbetur i plagosur.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të rreth-rrotullimit të Kolonjës, në daljen e rrugës për Bubullimë.
Mjeti tip ‘Benz’ që udhëtonte nga Bubullima për në autostradë ka kaluar dy barrierat e hekurta që ndajnë autostradën dhe ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.
Drejtuesi i mjetit i identifikuar si K.H është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia në vendngjarje po disiplinojnë trafikun dhe presin ekspertët për të kryer procedurat dhe për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
Gjithsesi nga të dhënat paraprake dyshohet se drejtuesi i mjetit ishte me shpejtësi tepër të lartë dhe nuk ka kryer fare manovër frenuese por ka thyer dy barrierat e hekurta në autostradë.