Ekonomi

SHIFRA E DITËS: 49 miliardë euro humbi Gjermania në 2024-ën nga mungesa e fuqisë punëtore dhe Europa para sfidave demografike

Shkruar nga Aranit Muraçi

SHIFRA E DITËS: 49 miliardë euro humbi Gjermania në 2024-ën

Europa, i vetmi kontinent që po tkurret. Mungesa e fuqisë punëtore në vendet e zhvilluara është duke zbrazur vendet e varfëra si Shqipëria

Pas Luftës së Dytë Botërore, shumica e vendeve evropiane përjetuan atë që njihet si “baby-boom”, i cili kontribuoi në rritjen solide të popullsisë në të gjithë kontinentin.

Që atëherë, faktorët përfshirë arsimin, veçanërisht në mesin e grave, përmirësimin e të ushqyerit dhe higjienës, kontrollin e sëmundjeve infektive dhe përhapjen e metodave të kontrollit të lindjes, kanë rezultuar në uljen e numrit të lindjeve dhe rritjen e jetëgjatësisë.

Gjermania ka humbur rreth 2 milionë njerëz të moshës 20 deri në 64 vjeç që nga viti 1998, sipas një analize të FT mbi të dhënat e OKB-së. Në dekadën e ardhshme, ekonomia më e madhe e BE-së do të humbasë edhe 10 për qind të popullsisë së saj në moshë pune, rreth 5 milionë njerëz.

Në shkurt, ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck e cilësoi mungesën e fuqisë punëtore si rrezikun më të madh për rritjen ekonomike të vendit. Institut der Deutschen Wirtschaft, ka vlerësuar se mungesa e punëtorëve mund t'i kushtojë Gjermanisë 49 miliardë euro mundësi prodhimi të humbur në 2024.

Rënia e popullsisë në moshë pune të BE-së pritet të përkeqësojë mungesat në disa sektorë më shumë se të tjerët. Shumë shtete anëtare kanë një kërkesë të lartë për aftësi në fusha të tilla si inxhinieria, shkenca, teknologjia dhe kujdesi, dhe ndërsa ata të brezi kur lindjet njohën bumin (vitet 60-‘70) po dalin në pension, mungesat në profesionet me aftësi të larta dhe të ulëta parashikohen të "rriten në mënyrë të konsiderueshme", thotë Komisioni i BE-së.

Gati 40 për qind e bizneseve gjermane ende vuajnë nga mungesa e punëtorëve të kualifikuar, duke u rritur në gati 70 për qind në mesin e shërbimeve ligjore dhe të kontabilitetit, sipas një sondazhi nga Instituti Ifo, një institucion kërkimor me bazë në Mynih.

Në mënyrë thelbësore për rritjen ekonomike dhe financat publike, popullsia në moshë pune e BE-së, ato të moshës 20-64 vjeç, të cilët kontribuojnë pjesën më të madhe të të ardhurave tatimore, u tkurr nga një kulm prej 270 milion në 2011 në rreth 261 milionë këtë vit, sipas të dhënave të OKB-së. Në raport me popullsinë totale, grupi i moshës së punës në BE arriti kulmin në 61.4 përqind në 2008 dhe aktualisht ka rënë në 58 përqind.

Me një pjesë në rënie të popullsisë në punë, "PBB-ja për banor do të jetë vazhdimisht e ulët", thotë Michael Saunders, ekonomist në Oxford Economics. “Krahasuar me rrugën që keni ndjekur në 50 viteve të fundit në të cilën standardet e jetesës vazhdojnë të përmirësohen, kjo periudhë duket shumë ndryshe.”

Imigrimi dhe rritja e normave të punësimit, veçanërisht në mesin e grave – pjesëmarrja e të cilave në fuqinë punëtore në mesin e atyre të moshës 20 deri në 64 vjeç u rrit gati 10 pikë përqindje që nga viti 2009 në 70 përqind në 2023 – deri më tani kanë kompensuar disi rënien e përgjithshme demografike. Por shumica e parashikuesve thonë se shumë shpejt as këto nuk do të mjaftojnë.

SHIFRA E DITËS: 49 miliardë euro humbi Gjermania në 2024-ën

FMN parashikon që orët e punës totale evropiane do të bien gjatë pesë viteve të ardhshme, ndërsa ato pritet të vazhdojnë të rriten në SHBA.
Raporti më i fundit i Komisionit Evropian për plakjen parashikon që kontributi i punës do të bjerë nga fundi i viteve 2020, pavarësisht rritjeve të pritshme shpesh "të konsiderueshme" të pjesëmarrjes në punë midis punëtorëve të moshuar që rrjedhin nga reformat e pensioneve.

Duke pasur parasysh rënien e pritshme të orëve të punës, “rritja e produktivitetit të punës do të bëhej nxitësi i vetëm i rritjes së PBB-së”, thuhet në raport. Kjo nuk është inkurajuese duke pasur parasysh se rritja e produktivitetit të BE-së ka qenë e dobët për më shumë se një dekadë dhe është tkurrur që nga fundi i vitit 2022, duke zgjeruar hendekun me SHBA-në.

Evropa ka rritjen më të vogël të popullsisë në botë për momentin. Dhe sa më e vjetër të jetë popullsia e saj – me rënien e lindjeve dhe vdekjeve – aq më e madhe është barra e shteteve për të plotësuar nevojat në rritje të pensionistëve të ardhshëm, dhe më i vogël është kontributi i fuqisë punëtore. E kombinuar me rritjen e nevojave për mbrojtjen dhe menaxhimin e krizave, kriza demografike do të ushtrojë kërkesë të fortë për shpenzime, të cilat do të zbrazin arkat e shtetit dhe do të rrisin normat në tregjet ndërkombëtare.
Një popullsi në plakje do të çojë gjithashtu në më pak kërkesë për kredi, që do të thotë se bankat do të marrin rreziqe më të mëdha dhe do të marrin borxhe të reja të pashërbyese.

SHIFRA E DITËS: 49 miliardë euro humbi Gjermania në 2024-ën

Qeveritë nuk mund t'i detyrojnë qytetarët të kenë më shumë fëmijë, por mund të rrisin pjesëmarrjen në punësim për të mbështetur rritjen, për të lehtësuar presionin mbi financat publike si dhe për të shmangur krizat e ardhshme fiskale. Zgjedhjet për ta arritur këtë janë të kufizuara: nga rritja e moshës së pensionit, rritja e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore, deri te përmirësimi i përputhjes së aftësive me tregun e punës dhe integrimi i emigrantëve.

Nevoja për të afruar emigrantë me qëllim për t'iu përmbajtur ligjeve dhe normave evropiane mund dhe duhet të vërë në lëvizje vendet europiane, pa rënë ndesh me realitetin ekonomik: Evropa ka nevojë urgjente të rrisë fuqinë e saj punëtore nëse shpreson të jetë në gjendje të konkurrojë me SHBA-në dhe Kinën.

Shumë ekspertë u bëjnë thirrje qeverive të investojnë në aftësi dhe edukim për të rritur vlerën e asaj që prodhohet për orë të punuar. BE-ja është përpjekur ta trajtojë çështjen me iniciativa të tilla si "Viti Evropian i Aftësive", duke ndihmuar njerëzit të marrin aftësitë e duhura dhe kompanitë për të plotësuar mungesat e aftësive.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH