Për shkak të potencialit turistik dhe kërkesës në rritje nga turistët, qyteti më i shtrenjtë në rajonin juglindor sa i përket çmimit të pasurive të paluajtshme mbetet Pogradeci.
Sipas agjentëve imobiliarë çmimet në Pogradec shkojnë deri në 1000 euro për metër katror. Mungesa e pronave të lira, rritja e çmimit për materiale ndërtimi, por edhe kërkesa e lartë kanë bërë që çmimet të rriten me disa herë, krahasuar me vitet e kaluara.
Rritja e çmimit të pronave, qoftë edhe i qirave, ndikon negativisht tek banorët e zonës, të cilët e kanë të vështirë të blejnë një banesë me të ardhurat e tyre. Por kjo rritje çmimesh për banesat, ka rritur dhe qiranë për objektet.
Rreth 33% e apartamenteve në vendin tonë janë të pabanuara sipas Censit 2023. Në nivel qarku, numri më i lartë i banesave bosh rezulton në Vlorë, ndërsa numri më i ulët në Tiranë. Rreth 25 për qind e banesave në Pogradec janë të pabanuara. Në të gjithë vendin, numërohen 1 milion e 82 mijë banesa, por vetëm 726 mijë prej tyre janë të banuara
Miratimi i planit urbanistik pritet ti hapë rrugën ndërtimeve të reja dhe përmes një ofertë më të madhe shpresohet në uljen e çmimit.