Ekonomi

PAGAT e deputetëve në Shqipëri, krahasimi me vendet e tjera në rajon

Shkruar nga Liberale

PAGAT e deputetëve në Shqipëri, krahasimi me vendet e tjera

Deputetët meqë kishin lapsin para se të miratonin reformën e pagave për tiu përgjigjur krizës së çmimeve bënë një ndryshim në draft: dyfishuan pagat e tyre.

Ndryshimi u miratua në komision pa asnjë kundërshtim nga të majtë dhe të djathtë.

Aktualisht deputetët shqiptarë kanë pagat më të larta në rajon. Por Shqipëria nga ana tjetër, është vendi me varfërinë më të lartë dhe me pensionistët që marrin pensionin më të ulët në rajon.


Pagat e deputetëve në Shqipëri dhe rajon variojnë nga 1700 deri në 2250 euro. Paga bazë me e ulët paguhet në Kosovë e Bosnjë, ndërsa puna në parlament shoqërohet edhe me shpërblime të barabarta me rrogën.

Një deputet i parlamentit shqiptar e ka pagën bazë 3150 euro bruto, ndërsa në llogarinë e tij bankare hidhen 2250 euro në muaj.

Kjo është vetëm një pjesë e përfitimit nga puna si ligjvënës, pasi të ardhurat e tij rriten nga puna në komisione parlamentare, honoraret, rimbursimi i karburantit, qirasë, telefonit dhe pagesat e tjera të cilat garantojnë përfitim të përgjithsthëm deri në 4000 euro.

Edhe në rajon deputetët janë të privilegjuar, por sipas shteteve paga e krahasuar është më e ulët ose më e lartë.

Kështu, në Kosovë, me ligjin në fuqi deputetët dhe ministrat paguhen me rrogën bazë 1720 euro.

Në Maqedoninë e Veriut deputetët kanë pagën bazë prej 121.600 denarë, ose 2 mijë euro. Nëse ata janë pjesë e komisioneve  parlamentare, përiftimet rriten dhe kalojnë 2100 euro.

Në Malin e Zi, rroga e një deputeti llogaritet cdo muaj për punën e kryer, por mesatarisht ajo qëndron në nivelin 2000 euro. Në muajin nëntor, për shembull 28 deputetë nga 81 gjithësej e tejkaluan këtë rrogë. Mes vendeve fqinje, edhe në Bosnjë Herzegovinë, paguhet një shumë e ngjashme mujore, me shifrën që arrin ndërmjet 1800 dhe 2500 euro.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH