Uji “Glina” mbushi këtë vit plot 50 vjet në treg dhe në këtë përvjetor të veçantë u organizua një mbrëmje e madhe gala në Pallatin e Kongreseve nën moderimin e Ardit Gjebresë.
Udhëtimi në kohë i ujit “Glina” po përcillet përmes një kolazhi të çmuar të vlerave shqiptare ndër vite, të risjella me mjeshtëri nga disa prej artistëve më të mirë të skenës sonë.
Në spektaklin e organizuar, nga bota e artit morën pjesë shumë emra të njohur për të festuar këtë markë, si Petrit Lulo, Liljana Kondakçi, Anxhela Peristeri! Me mbi 3 mijë të ftuar, Agna Grup tregoi se si kjo kompani mbështetet në traditën tonë, artin dhe kulturën e kohës, duke e çuar këtë markë në nivele të tjera edhe duke afruar produkte të reja, si Aranciata dhe Glina Tonic, të prodhurara nga ky ujë.
Biznesmeni vizionar Vasil Naçi i cili ka skicuar rrugën e “GLINA” do të jetë organizatori i kësaj nate gala.