Ekonomi

Edhe tregu i barnave në krizë, bie importi i medikamenteve

Shkruar nga Liberale

Edhe tregu i barnave në krizë, bie importi i medikamenteve

Pothuajse të gjithë u prekëm nga virozat këtë fillimvit, por të paktë ishin ata qytetarë që mundën të merrnin kurën e duhur nëpër farmaci. Pamundësia për të blerë ilaçet, bëri që Shqipëria të importojë më pak nga jashtë vendit. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në harkun janar-mars 2024 u blenë 1362.2 ton ilaçe, ose në vlerë 6.37 miliardë lekë.

“Vijnë në farmaci me një recetë. Ato që marrin më shumë azitromicina, aguementina, cefuroxima gjithashtu dhe shurup në rastin e kollës, antiinflamator si ibubrofeni takipirina të cilët i përdorin më shumë pasi dhe nuk kanë mundësi të blejnë antibiotikët”, tregon Adela Nushi, Farmaciste.

Për shkak edhe të kulmit të virozave, në muajt janar dhe shkurt ne rritëm kërkesën për ilaçe nga jashtë vendit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por përmirësimi edhe i motit në mars, bëri që Shqipëria të importoi më pak.

“Periudha e janarit dhe shkurtit është periudha e pikut ku njerëzit kalojnë shumë viroza. Paraqiten me receta që përmbajnë antibiotic antiinflamator. Fluksi i të sëmurëve është i lartë. Por dhe marsi e prilli kemi pacientë me simptoma të ndryshme por jo pikun e muajve të parë”, shtoi farmacistja.

Mirëpo pavarësisht virozave dhe pamundësisë së qytetarëve për të blerë, Shqipëria ende vuan mungesën e një sërë ilacesh të nevojshme për shëndetin e qytetarëve.

“Ka mungesë pafund, le të themi barnat patentë janë gjithmonë e më shumë në zhdukje”, tha ajo.

Shqipëria importon nga tregjet europiane dhe ndërkombëtare rreth 30 produkte të ndryshme farmaceutike./ A2CNN

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH