Aktualitet

“Vetë i çuat dhe i vratë”, - thirrje kundër Ramës gjatë homazheve për viktimat e ‘21 Janarit! I riu ndalohet nga forcat e sigurisë

Shkruar nga Liberale
“Vetë i çuat dhe i vratë”, - thirrje kundër

Teksa kryeministri Edi Rama dhe familjarë të 4 viktimave të protestës së dhunshme të 21 janarit vendosën lule dhe bën homazhe në vendin ku ndodhën vrasjet, një i ri bëri thirrje kundër qeverisë.

“Vetë i çuat atje, vetë i vrarë”, ishte thirrja e fortë që bëri ai, ndërkohë që më pas u ndalua nga civilë, të cilët kërkuan shoqërimin e tij.

“Nuk kam bërë gjë. S’kam pse të jap mjetet e identifikimit. Mos më prekni, s’bëra gjë. Më lini të qetë, më ktheni telefonin. Nuk bëra gjë! Nuk bëra asgjë.
“Ju lutem shumë, më keni lënë pa punë, më keni shkatërruar. Më keni lënë pa punë. Më kthe telefonin, se është pronë e imja. Thjesht! Kaq. Më keni lënë pa punë.”, tha i riu, teksa shfaqet në një video të siguruar për BalkanWen nga gazetari Osman Stafa, ku ai shfaqet teksa debaton me punonjësit e sigurisë.

Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestave të opozitës më 21 janar 2011.

Kjo e diel shënon 13-vjetorin e vrasjes së katër protestuesve, të cilët kishin dalë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar kundër qeverisë së kohës, që drejtohej nga Sali Berisha.

Në Bulevard janë mbledhur qindra qytetarë për të përkujtuar të vrarët e 21 janarit.

Pas fjalës në kryeministri, Edi Rama dhe familjarët kanë mbajtur homazhe në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në kujtim të viktimave të 21 Janar 2011 ku kanë vendosur edhe lule.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH