
Katër të mitur janë arrestuar nga policia e Tiranës, pas tentativës për t’i marrë me dhunë sendet personale një 21-vjeçari.
Efektivët kanë identifikuar dhe arrestuar të rinjtë, të moshave përkatësisht 15, 16 dhe 17 vjeç, pas një hetimi të shpejtë dhe të koordinuar.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas marrjes së kallëzimit të një 21-vjeçari se 4 të mitur kishin tentuar t’i merrnin me dhunë sendet personale, kanë organizuar punën menjëherë dhe, pas veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e 4 shtetasve të mitur, të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç."-njofton policia.