Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia franceze.
I riu është kapur me një sasi droge. Sipas mediave të huaja, arrestimi është bërë në Millau.
Gjatë një kontrolli, policët ndaluan automjetin me të cilin trasportoheshin 54 kg marijuanë.
I riu shqiptar është paraqitur para Gjykatës penale në Rodez, kur pritet të njihet dhe me masën që do të marrë.