Aktualitet

Reshje të dendura shiu dhe rrebeshe, parashikimi i MOTIT për sot

Shkruar nga Liberale

Reshje të dendura shiu dhe rrebeshe, parashikimi i MOTIT për sot

Ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot të vranët në të gjithë territorin.

Reshjet e shiut pritet të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, kryesisht në veriperëndim e jug, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet të ketë reshje shiu me intensitet të ulët e shtrëngata afatshkurtra lokale në mënyrë të izoluar.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi deri 16m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 5 deri 13°C
në zonat e ulëta 6 deri 18°C
në zonat bregdetare 10 deri 18°C

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH