Aktualitet

Rasti i RËNDË në azilin e të moshuarve, zbardhet DËSHMIA e infermiereve që tentuan të fshihnin krimin: Pastruam gjakun...

Shkruar nga Liberale

Rasti i RËNDË në azilin e të moshuarve, zbardhet

Është zbardhur dëshmia e dy infermiereve që u arrestuan ditën e djeshme në azilin e të moshuarave, ku u vra Virxhil Vesho nga shoku i tij i dhomës, Zyhdi Shehi.

Nazime Mulla dhe Glesantina Saraç ndodhen pas hekurave, nën akuzë për tentativë për të fshehur krimin, pasi pas ngjarjes së rëndë, kanë fshirë provat.

Ato kanë deklaruar se menduan se nuk ishte vrasje dhe për këtë arsye, nuk lajmëruan policinë por nisën të pastronin gjakun nga dhoma. Ato shtojnë se menduan se 78-vjeçari kishte ndërruar jetë si pasojë e rrëzimit aksidental.

“Në fillim nuk e menduam se kishim të bënim me vrasje dhe nuk e menduam dhe e dinim që duhet të lajmëronim policinë. Pasi e pamë menduam që është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë.

Edhe për shkak të moshës së thyer nga rrëzimi aksidental menduam që i ka ardhur vdekja. Në fillim kemi marrë në mëngjes agjencinë funerale në telefon dhe i kemi thënë për të marrë trupin. Më pas ata u rikthyen dhe na treguan se viktima kishte dëmtime të shumta.

Më pas Agjencia funerale ka lajmëruar pronarin e Azilit. Pronari më pas lajmëroi policinë. Nuk ishte qëllimi ynë që të fshihnim ngjarjen.”- deklaruan ato.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH