Aktualitet

“Prindërit e mi nuk paguajnë dot”, LUIS Meçja kërkon ndihmë nga shtrati i spitalit: Jam i plagosur 4 herë me th*kë

Shkruar nga Liberale

“Prindërit e mi nuk paguajnë dot”, LUIS Meçja

14-vjeçari Luis Meçja i plagosur në sherrin, ku mbeti i vrarë shoku i tij Martin Cani, vijon të jetë në spital dhe ka kërkuar ndihmë financiare për shpenzimet e spitalit.

Përmes një Gofoundme në emër të tij, është shpërndarë edhe mesazhi i Luisit, ku shprehet se prindërit e tij nuk kanë mundësi financiare për të përballuar, spitalin, psikologen apo fizioterapisten.

Luisi tregon se është goditur nga dy persona 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri.

“Përshëndetje, unë jam Luis Mecja, jam 14 vjeç, kam nevojë për ndihmën tuaj për t’u shëruar. Javën e kaluar më goditën 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri.

Unë kam një javë në spital, por prindërit e mi janë të varfër dhe nuk paguajnë dot spitalin, psikologun, fizioterapistin. Ju mund të shihni historinë time në facebook, instagram, lajmet se çfarë më bënë dy personat me thika, një masakër“-thuhet në mesazh.

Për të dhuruar para për Luisin klikoni këtu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH