Përfshihet nga flakët një qendër tregtare në Marikaj, Vorë. Ende nuk dihen detaje sa i përket shkakut të zjarrit apo dëmet që ka shkaktuar.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit në godinën e përbërë nga disa butiqe veshjesh.
Flakët po përhapen me shpejtësi si pasojë e erës së fortë, por e ndikuar edhe nga materialet që gjenden brenda në godinë.
Shkak i zjarrit dyshohet paraprakisht të jetë bërë një pajisje elektrike që përdoret për ngrohje.