Aktualitet

‘Ngrin’ vendi, ARRSH ngre alarmin: Shoferët të kenë kujdes!

Shkruar nga Liberale

‘Ngrin’ vendi, ARRSH ngre alarmin: Shoferët të kenë

Kjo fundjavë pritet të mbizotërohet nga mot i paqëndrueshëm dhe temperatura të ulëta.

Raportohet se në zonat veriore dhe veri-lindore do të ketë reshje të shumta dëbore si dhe erëra të forta.

Për rrjedhojë Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të udhëtojnë me goma dimërore dhe të mbajnë gjithmonë zinxhirë me vete. ARRSH apelon qytetarët që të shmangin daljet e panevojshme në rrugë.

Njoftimi i ARRSH

Sipas informacioneve meteorologjike, duke filluar nga nesër, datë 20.01.2024, i gjithë vendi do të pësojë rënie të temperaturave që në zonat veriore dhe verilindore do të shoqërohen me reshje të dendura dëbore dhe erë.

Rrebeshe shiu dhe erë e fortë në Pukë, shumë zona mbeten pa drita
Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë marrë masat për përballimin e situatës në terren dhe për të siguruar qarkullim normal.

Rekomandojmë të shmangen lëvizjet e panevojeshme në zonat me temperatura shumë të ulëta të qarkullohet vetëm me goma dimërore që mos të shkaktojnë bllokim të rrugës duke penguar edhe punën e borëpastruesevesi dhe të ndiqen udhëzimet e Policisë Rrugore.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH