Ditën e nesërme, më 29 tetor, opozita rikthen protestat në vend.
Këtë herë mosbindja civile do të shtrihet në pikat hyrëse dhe dalëse të qyteteve kryesore të vendit.
Skenari parashikon bllokim të lëvizjes së lirë të automjeteve në 6 rrethrrotullime të Shqipërisë.
Më konkretisht, Partia Demokratike që prej orës 17:00 do të bllokojë këto akse rrugore:
Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
Rrethrrotullimi Milot
Rrethrrotullimi Shkozet
Rrethrrotullimi Bradashesh
Rrethrrotullimi Rrogozhinë
Rrethrrotullimi Levan
Ndërkohë, së fundmi janë zbardhur dhe rolet dhe shpërndarja e deputetëve të Partisë Demokratike, e cila ndryshe nga herët e tjera nuk do të jetë e përqëndruar vetëm në një vend.
Bëhet me dije se tek rruga tek ish-sheshi “Shqiponja” do të jenë të pranishme deputetët: Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Petrit Doda, Asllan Dogjani, Helidon Bushati, Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi dhe aleatët të cilët do të jenë bashkë me qytetarët.
Pika e dytë do të jetë rrethrrotullimi Milot, ku do të vendosen deputetët: Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Lika, Greda Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli.