Aktualitet

Nëna në Tiranë DENONCON edukatoren e fëmijës: Më ka dhunuar djalin 3 vjeç!

Shkruar nga Liberale

Nëna në Tiranë DENONCON edukatoren e fëmijës: Më

Një nënë 31 vjeçe ka denoncuar në polici edukatoren e një kopshti në rrugën “Sulejman Delvina”, në Tiranë për dhunë.

Sipas policisë bëhet me dije se 31-vjeçarja ka kallëzuar se edukatorja 24-vjeçare me inicale I.K ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj 3 vjeçar.

Njoftimi policisë:

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen I. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë edukatore në një kopësht në rrugën “Sulejman Delvina”, pasi ka kallëzuar një 31-vjeçare, se shtetasja I. K. ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj 3 vjeç.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH