Aktualitet

MOTI I DITËS/ Një fundjavë pa shi? Ja si paraqiten kushtet atmosferike sot

Shkruar nga Liberale

MOTI I DITËS/ Një fundjavë pa shi? Ja si paraqiten kushtet

Ditën e shtunë pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual të vranësirave. Në orët e vona mbrëmjes priten reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim të vendit.


Ditën e diel vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme . Moti pritet të jetë kryesisht i vranët e interval të shkurtra kthjellimesh. Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe territorit ndërsa në qendër reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatarë, hera-herë reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitet dhe terriror, në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH