Aktualitet

Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, arrestohen burrë e grua në Elbasan (EMRAT)

Shkruar nga Liberale

Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë,

Dy persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit pasi morën peng një 68 vjeçar me qëllim për t’i grabitur paratë.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Resmi Karaj 57 vjeç, banues në Peqin dhe Pranvera Sefa 47 vjeçe, banuese në Belsh.

Gjithashtu është sekuestruar automjeti ku u mbajt 68-vjeçari dhe 3 celularë.

Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi 68 vjeç, se për motive të dobëta, 2 shtetas i kishin hequr lirinë, duke e mbajtur për disa minuta, kundër vullnetit të tij, në një automjet, si dhe se ishte kanosur me qëllim dhënien e një shume parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan punën për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësise penale të 2 autorëve.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti ku u mbajt 68-vjeçari dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH