Aktualitet

Mitsotakis: Kryepeshkopi Janullatos ishte një urë miqësie mes dy popujve!

Shkruar nga Liberale

Mitsotakis: Kryepeshkopi Janullatos ishte një urë miqësie mes dy

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbajtur fjalën e tij  gjatë ceremonisë mortore të Anastas Janullatos. Ai u shpreh se Janullatos ishte urë miqësie mes dy popujve tanë. 

"Një herë si apostull modest, një herë tjetër si mbështetës pa zhurmë i studentëve. Ne përulemi për këtë personalitet. Një intelektual i besimit, shërbëtor i përulur i të afërmve të tij.

Shembull i ndriçuar i një aktiviteti të tij, mungesa do të jetë e pazëvendësueshëm. Një fener i ortodoksisë përmes besimit.  Largimi i tij nga jeta lë një boshllëk.

Shumica e të pranishmëve e dinë se çfarë arriti Anastasi që në çastet e para që erdhi në Shqipëri. Duke marrë forcë nga besimi i tij i thellë, ndërtoi qindra kisha dhe dorëzoi klerikë të rinj, hapi qendra shëndetësore dhe bamirësie.

Gurët që na hedhin ata që luftojnë kundër nesh, besimit, ai thoshte i mbledhim dhe ndërtojmë kisha.

Nuk është rastësi që sot e vajtojnë si grekët edhe shqiptarët dhe njerëzit në botë pavarësisht fesë apo besimit,. Ai ishte një urë miqësie mes dy popujve dhe armë komunikimi mes dy shteteve."- u shpreh kryeministri i Greqisë. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH