Regjisori i njohur Leka Bungo është ndarë sot nga jeta në moshën 81-vjeçare, pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë. E bija, Alba Bungo, i ka dedikuar disa fjalë të ndjera babait të saj,
Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka dhënë lajmin për humbjen e të atit, Alba Bungo shkruan se sot po bën gjënë më të rëndë të jetës së saj, duke i dhënë mirupafshim përjetësisht të atit.
Postimi i Alba Bungos:
Sot me duhet te bej gjene me te rende te jetes time. Te te them ty mirupafshim perjetesisht. E kujt? Atij qe desha me shume ne dynja, atij qe me mesoi cdo gje, atij qe me falte cdo gje, atij qe i besoja cdo gje. I shtrenjti im qe jetove aq bukur me aq dinjitet, kot nuk te therrisja mbret.
Luftove me semundjen me te rende te shekullit dhe humbe! U prehsh ne paqe dhe faleminderit qe ishe babai im. Krenare gjithmone pafundesisht per ty, mirenjohese perulesisht per cdo gje qe me mesove dhe dhurove. Ishe dhe do jesh dashuria me e madhe ne dynja.
Njerezit e medhenj jetojne ashtu sic jetove ti! E deshe dhe e respektove jeten ashtu sic vetem ti dije. Lamtumire deri sa te takohemi sic vetem ne te dy dinim. Ah sa te dua i vogli im! U prehsh ne paqe bashke me engjëjt, engjëlli im!